Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AGK publikon raportin: Sulmet ndaj gazetarëve u rritën gjatë vitit 2022

Gazeta10
28 March 2023 - 16:45

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka publikuar sot raportin vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022.

Sipas raportit të AGK-së, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë dhe numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022, shkruan Gazeta10.

“Sipas gjetjeve të këtij raporti, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë, numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022, ndërsa vihet më në pah tendenca për heshtje të gazetarëve nëpërmjet padive SLAPP. Teksa, si rekomandime të raportit u theksua nevoja që gazetarët t’i raportojnë të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të tyre, bashkëpunim më i mirë i institucioneve të Republikës së Kosovës me mediet, si dhe të krijohet sa më shpejt Sistemi i Menaxhimit të Dhënave nga KGjK për rastet e gazetarëve.”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ky raport është hartuar nga hulumtuesja, Getoarbë Mulliqi Bojaj, në kuadër të platformës rajonale Safe Journalists, dhe fokusohet në tre tregues; kornizën ligjore, pozitën e gazetarëve në dhomën e lajmeve, si dhe sigurinë e gazetarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.