Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FFK nuk e akrediton ekipin e Kanal10 për ndeshjen Kosovë – Andorrë

Gazeta10
28 March 2023 - 18:30

Njëra nga ngjarjet kryesore të ditës së sotme mbetët ndeshja futbollistike mes Kosovës e Andorrës e cila do të zhvillohet prej orës 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Pas emocioneve të dhëna nga klubi i përfaqësueses së Kosovës në lojën me Izraelin, sot “Dardanët” mund të shpresojnë për emocione fitoreje përveç barazimit.

Por, pavarësisht interesimit të madh të publikut për ta parë nga afër lojën dhe për t’u informuar nga mediat, Federata e Futbollit të Kosovës jo të gjitha mediave iu ka dhënë akreditim.

Ndër atyre që iu mohua kjo e drejtë është edhe ekipi i sportit të Televizionit Kanal10.

Për këtë, redaktori i sportit në Kanal10, Lorik Gashi ka thënë se nuk e dinë arsyen e mosakreditimit dhe se janë njoftuar vetëm përmes një bisede më zëdhënësen e FFK-së se nuk iu është dhënë akreditimi.

“Ne do ta përcjellim ndeshjen por unë do të jem në rolin e tifozit, Floriani do të jetë në redaksi për të punuar për Gazeta10 dhe edicionin e sportit. Fatkeqësisht neve na është refuzuar kërkesa për akreditim për këtë ndeshje, nuk i dimë arsyet dhe ende s’kemi marrë ndonjë njoftim zyrtar nga Federata e Futbollit të Kosovës rreth kësaj edhe pse janë bërë 24 orë prej kur e kemi dërguar kërkesën për sqarim në emailin zyrtar të FFK-së që është për media. Por s’kemi marrë ndonjë njoftim përveç se e dimë që na është refuzuar në bazë të informatave, që kemi biseduar me zëdhënësen e FFK-së, Maki Bajrami ka thënë se është refuzuar akreditimi.”, ka thënë ai.

Kërkesa e ekipit të Kanal10, për akreditim lidhur me këtë ndeshje është dorëzuar në fillim të marsit në Federatën e Futbollit të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.