Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Petrit Selimi me fakte tronditëse për Gjykatën Speciale

Gazeta10
28 March 2023 - 21:09

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi përmes profilit të tij në Twitter, ka renditur fakte tronditëse për Gjykatën Speciale.

Selimi ka shpjeguar se 15 vjet më parë, një politikan zviceran Dick Marty doli vullnetar për të shkruar një raport mbi “trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

“BE-ja dhe SHBA-ja i bënë presion Kosovës që të krijojë një gjykatë speciale “për të pastruar retë nga lufta çlirimtare”. Gjykata do të kushtojë minimalisht 1 miliard euro. Dick Marty kishte një histori tiradesh anti-amerikane dhe ai ishte autor i një raporti tjetër të CoE-së për “bazat e zeza” të CIA-s (duke thënë gabimisht baza e KFOR-it në Bondsteel, Kosovë ishte një “baze e zeze” e CIA-s).” – ka shkruar Selimi.

Ai më tej ka shkuar se Dick Marty kishte edhe histori të deklaratave kundër pavarësisë së Kosovës në peizazhin politik zviceran.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës e gjithë historia ishte e çuditshme, pasi aeroporti i Tiranës, “nyja e transportit të organeve” ishte nën kontrollin e NATO-s.

“Është i njëjti pretendim që Rusia bën tani për ushtrinë e Ukrainës. Presidenti i Kosovës, i cili dikur ka qenë një udhëheqës politik i ushtrisë guerile, i është publikuar aktakuza pikërisht në orën kur ai ishte brenda aeroplanit duke udhëtuar për në SHBA për të nënshkruar marrëveshjen e paqes të mbështetur nga Trump me Serbinë. Koha shumë e çuditshme”, ka thënë ai.

Selimi që ka shumë ndjekës në Twitter ka shkruar se aktakuza ndaj Thaçit nuk ka asgjë për “nxjerrje organesh”.

Gjykata u promovua sipas tij nga Perëndimi, me argumentin se duhet “parandaluar Rusinë të përdorë KS të OKB-së për të krijuar një gjykatë të OKB-së”. Ai ka shkruar se deputetëve të Kosovës ishin nen presion nga administrata e Obamës për të krijuar një lloj trupi që është brenda kushtetutës së Kosovës, por me seli në Hagë. “Megjithatë, ky trup u tregua rrezuzues ndaj Kosovës. Ky organ asnjëherë nuk e ka përdorur emrin kushtetues të Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk e përdor flamurin e Kosovës. Gjykata është mono-etnike pasi ndërkombëtarët që punojnë atje nuk dhanë asnjë indikacion për të ndjekur penalisht ndonjë krim nga qeveria serbe, agresori aktual në luftën e Kosovës.” – ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.