Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi i reagon ashpër kryetarit të Gjilanit: “Stop “milicisë së moralit” të Vetëvendosjes

Gazeta10
29 March 2023 - 13:04

Analisti Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni për shkurtim të orarit për punonjësit e komunës të cilët po agjërojnë, raporton Gazeta10.

Matoshi ka shkruar “Stop “milicisë së moralit”  të Vetëvendosjës nepër komuna!”

“Nëse nuk reagon vet Ministria e Pushtetit Lokal sipas Ligjit e në mbrojtje të kushtetutshmënisë, vendimet e tilla për shkelje të parimit të laicitetit të shtetit mund të sfidohet edhe nga Avokati i popullit, Neni 133 dhe 135 i Kushtetutës dhe Neni 9, 9.2.4; 9.2.5 të Ligjit kundër diskriminimit; asambleistat  sipas Statutit të Komunës dhe (zyrtarët e administratës) vendimi munet me u kontestu ne Ministri të Pushtetit Lokal për kontroll të ligjshmënisë, kurse nga qytetarët për shkelje të Ligjit kundër diskriminimit; Nenet 1, 2, 4. 4.1 de 4.2.”, ka shkruar Matoshi në rrjetin social facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.