
Chelsea ka shprehur interesim për mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Manu Kone.
“Blutë e Londrës” janë në kërkim të përforcimit të mesfushës për edicionin e ardhshmë dhe Kone është njëri nga prioritetet e klubit londinez.
21-vjeçari po kalon në formë mjaft mirë mirë me ekipin gjerman këtë edicion dhe me shumë gjasë po kalon edicionin e fundit në Bundesliga.
Francezi është pjesë e Gladbachut që nga viti 2021, ku u transferua nga Tolouse për shumën e nëntë milionë euro.
Këtë edicion, Kone ka zhvilluar 25 paraqitje me Gladbachun në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 30 milionë euro.
Përveç Chelseat, interesim për Konen kanë shprehur edhe Newcatle United, Napoli dhe Paris Saint-Germaini.