Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jahjaga takohet me gazetaret ukrainase në nder të 31 vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës 

Gazeta10
23 August 2022 - 17:52

Atifete Jahjaga – Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së sotme ka takuar gazetaret ukrainase që janë strehuar përkohësisht në Kosovë. 

Jahjaga këtë takim e ka zhvilluar në kuadër të 31 vjetori të Pavarësisë së Ukrainës – e cila shënohet nesër, më 24 gusht, transmeton Gazeta10. 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo ka treguar se kanë biseduar për përvojat dhe sfidat që ato po kalojnë gjatë qëndrimit në Kosovë, njëherësh dhe përvojën personale të saj si presidentja e parë grua në Kosovë.

Gjatë këtij takimi bisedova me gazetaret për punën time si Presidentja e parë grua e Kosovës për sfidat dhe arritjet, e për punën që vazhdoj ta bëjë për fuqizimin e pozitës së gruas në Kosovë. Gjithashtu gjatë këtij takimi biseduam edhe për përvojat e tyre në Kosovë, si u mirëpritën e si po adaptohen.“, ka shkruar ndër të tjera Jahjaga në Facebook.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe Xhemajl Rexha – Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, si dhe Flutura Kusari – Zyrtare Ligjore e ECPMF-së.

Strehimi i gazetareve ukrainase në Kosovë po mundësohet nëpërmjet programit të ECPMF-së “Journalists in Residence – Kosovo” – që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Deri më tani në Kosovë, në kuadër të këtij programi janë strehuar 9 gazetare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.