
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka deklaruar që deponitë legale të mbeturinave në regjionet e Kosovës janë gati para kolapsit.
Ai ka thënë që si ministri vitin e kaluar kanë miratuar strategjinë e mbeturinave dhe tani janë në fazën e zgjerimit të deponive pasi që ato janë para kolapsit.
“Po ashtu jemi në fazën e përgatitjes për fillimin e studimit të fizibilitetit për dy pjesë të rëndësishme të menaxhimit të mbeturinave, e para lidhet me ekonominë qarkore dhe e dyta me trajtimin e mbeturinave të pareciklueshme”, deklaroi Aliu.
Ai para gazetarëve tha se vërshimet dëshmuan gjendjen e rëndë me mbeturina në tërë Kosovën. /Gazeta10/