Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dëshmitari i mbrojtur kundër Shalës: Babai u kidnapua nga katër persona, u kërcënua me vrasje

Gazeta10
30 March 2023 - 13:06

Në dhomën e provave nga  Zyra e Prokurorit të Specializuar, në gjykimin kundër Pjetër Shalës, ka vazhduar dëgjimi i dëshmitari tjetër të mbrojtur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për publikun.

 Pjesa më e madhe e dëshmisë së dëshmitarit të dytë të ditët të sotme në gjykimin kundër Pjetër Shalës është dëgjuar në seancë të mbyllur për publikun. Ai është përgjigjur në pyetjet e prokurorisë rreth periudhës që ai pretendon se në vitin 1998 e kanë marr me forcë nga shtëpia ta dërgojnë në Shqipëri.

Ai ka treguar se në vitin 1998 familja e tij është larguar nga fshati për arsye se disa persona kërkuan babain e tij .

“Në vitin 1998 është larguar familja nga aty. Arsyeja ishte se aty (fshati) disa persona kishin shkuar dhe kishin kërkuar babain që ta marrin me vete, t’i dorëzojë armët dhe ta marrin me vete”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se, në bazë të asaj çka i ka treguar nëna e tij, dy persona ishin futur në oborrin e shtëpisë dhe e kishin kërkuar babain e tyre. Sipas tij, ata persona ishin dërguar nga shtabi i Jabllanicës.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se më vonë e kanë e kanë kuptuar që në grupin e personave që po qëndronte jashtë shtëpisë ishte edhe Pjetër Shala, i cili sot është në bankën e të akuzuarit.

“Babai e ka mësuar këtë emër atje ku ishte në Shqipëri i kidnapuar, atje kishte mësuar këtë emër. Nga personi vet, ai i ka treguar, Pjetër Shala”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari më tutje  ka thënë se familja e tij ishte larguar nga Kosova për në Shqipëri, me fillimin e bombardimeve të NATO-s. Ai ka thënë se atje, babai i tij ishte kidnapuar nga katër persona dhe njëri prej tyre ishte i njohur për vëllain e tij.

“Nga kidnapimi aty është njohur një person nga ata të katërt që kanë qenë, atë e ka njohur vëllai i madh, ndërsa personat e tjerë nuk janë njohur dhe është dërguar me një veturë të vogël para se me shku në Kukës, ka pasur kërcënime gjatë rrugës, kështu e kanë çuar më vonë në Kukës, atje ku ka qëndruar deri në ditën e lëshimit”, ka thënë ai.

Sipas dëshmitarit, babai i tij ishte kërcënuar me vrasje si dhe keqtrajtuar mizorisht në Kukës.

 “Është kërcënuar me vrasje, më ka treguar se është keqtrajtuar mizorisht atje. Ai ka treguar që e kanë rrahur, me shkopa gome, hekuri, druri, i kanë pre me brisk lëkurën, e kanë rrahur deri në alivanosje”, ka thënë ai.

Dëshmitari gjithashtu ka treguar se Pjetër Shala i ka thënë babait se ishte ai që kishte e kishte gjuajtur kafenenë tonë.

 “Po, gjithmonë Pjetër Shala e ka hapur bisedën me të dhe ka thënë pse e ke kërkuar diku tjetër atë që ta ka gjuajtur kafenë (ne kishim një lokal), unë isha ai që ta kam gjuajtur kafenë, ai vet e ka pranuar atë, i ka thënë unë isha ai që ta kam gjuajtur kafenë dhe unë isha ai që isha të shtëpia jote, se nuk dole jashtë kur erdha unë aty, ai vet e ka pranuar këtë”, ka thënë dëshmitari.

Ai gjithashtu në pjesën e parë të seancës,ka treguar  për tri incidente në familjen e tij, e në të cilat e ka përfshirë Pjetër Shalën. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.