
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka folur në “Prime Time” lidhur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, raporton Gazeta10.
Hamiti ka thënë se Kurti e ka pranuar ‘Zajednicën’’ e në fakt më shumë se Asociacion me marrëveshjen e Ohirt.
“Hapat impletmentues së pari është zbatimi i marrëveshjes. Këtë që e quante Zajednicë, që e quante serbisht, me tonë përkeqësues e të cilën e bëri kauzë të dhunshme në Kuvend, tash po e pranon e po përpiqet ta minimizojë. Por, në të vërtet ai ka pranuar më shumë, Asociacioni plus. E pse ai që quhet angazhim për vetëmenaxhim është plus, veç kësaj ka edhe status për Kishën Ortodokse Serbe.”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka kritikuar Kurtin edhe për ndryshim të qëndrimeve, duke thënë se njëherë përmendi kushte për Asociacion ndërkohë që asnjëra s’iu morën parasysh.
“Ky njeri është një kryeministër që thoshte se s’do të bënte dialog pa njohje, Asociacion fare, qite kushte për Asociacion e asnjëra s’është marrë parasysh. Tash po nxjerrët po thotë se ka pasur dy versione të marrëveshjes e flet për sukseset e qeverisjes, sepse e di që nuk është marrëveshje e mirë. Madje kemi zv.ministër që thotë se nuk ka marrëveshje, kemi një qeveri të çakorduar.””, ka thënë Hamiti.
Hamiti, ka thënë se ka marrëveshje dhe ajo marrëveshje nuk është e mirë./Gazeta10