Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit për sot

Gazeta10
31 March 2023 - 8:13

Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, krejtësisht vonë në mbrëmje, rreth mesnatës, pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në pjesën jugperëndimore, pjesërisht pjesa jugore dhe ajo qendrore, me shpejtësi prej 15 deri në 65 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21 gradë Celsius. /MeteoKosova

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.