Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City – Liverpool, kryendeshja e xhiros së 29-të në Premier League

Gazeta10
31 Mars 2023 - 11:19

Këtë fundjavë rikthehet Premier League, ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante.

Vëmendja kryesore është në “Etihad”, aty ku do të përballen Manchester City me Liverpoolin. “Qytetarët” do kërkojnë me ngulm fitoren, teksa janë në garë të ashpër me Arsenalin për trofeun e Premier Leagues. Liverpool në anën tjetër, kërkon rikthimin tek fitoret pas humbjes ndaj Bournemouth xhiron e kaluar. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.

Lideri i tabelës Arsenali, këtë javë do të jetë nikoqir i Leeds United në “Emirates”. Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta po synon të vazhdojë serinë pozitive të rezultateve në ligë, dhe të mbajë diferencën e krijuar ndaj vendit të dytë. Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 16:00.

Chelsea i Graham Potter do të ketë punë me Aston Villën. Londinezët të cilët pak kohë më parë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, kanë si objektiv sigurimin e një pozite që të dërgon në Evropë sezonin e ardhshëm prandaj do kërkojnë me ngulm rrugën për tek fitorja. Ky takim fillon në orën 18:30.

Manchester United këtë javë do të luajë si mysafir i Newcastle United. “Djajtë e Kuq” kërkojnë fitoren e tretë rradhazi në Premier League dhe përforcimin e vendit të tretë në renditjen tabelare. Kjo ndeshje do të luhet ditën e diel, dhe fillon në ora 17:30.

Tottenham Hotspur luan këtë javë ndeshjen e parë pas shkarkimit të Antonio Contes. “Spurs” do udhëtojnë në Liverpool aty ku do luajnë si mysafir i Evertonit. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e diel, dhe fillon në orën 21:00.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.