Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Pochettino kandidati kryesor për stolin e Real Madridit

Gazeta10
31 March 2023 - 11:26

Skuadra e Real Madridit është duke i konsideruar të gjitha alternativat në treg, për të gjetur një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, pasi që po raportohet se Carlo Ancelotti do të largohet nga kampi madrilen në fund të këtij edicioni.

Kandidati kryesorë për të zënë vendin e italianit është Mauricio Pochettino.

Profili i 51-vjeçarit po pëlqehet shumë nga bordi i “Los Blancos”, e sidomos nga presidenti Florentino Perez i cili po e konsideron Pochettinon si personin e duhur për të marrë timonin e skuadrës.

Pochettino momentalisht është pa klub, që prej se PSG i ndëpreu kontratën në korrik të 2022-ës, pas vetëm 18 muajve të kaluar në kryeqytetin francez.

Gjatë kësaj periudhe të shkurtër tek Parisi, ai ka fituar tri trofe. Në sezonin 2020/2021 ai u shpall kampion i Superkupës së Francës dhe i Kupës së Francës. Ndërsa, në sezonin 2021/22 fitoi ligën e Francës.

Ai më herët ka drejtuar klube si Tottenham, Southampton, dhe Espanyol.

Përveç Pochettinos, në listën e emrave tek Real Madridi bëjnë pjesë edhe trajnerë si Raul, Zidane e Xabi Alonso.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.