Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Llapi zyrtarizon transferimin e Agron Kolajt

Gazeta10
23 August 2022 - 19:10

Gardiani i portës, Agron Kolaj edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Llapit.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vet klubi llapjan, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.

“KF Llapi dhe portieri 21 vjeçar, Agron Kolaj kanë finalizuar me sukses të gjitha procedurat e regjistrimit dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për tre vitet e ardhshme”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.

Kolaj vjen te Llapi pas një aventure dyvjeçare të cilën e kaloi te ekipi pejan Besa, ku kishte paraqitje impressive.

21 vjeçari është dakorduar me drejtuesit e klubit pejan, për një marrëveshje tre vjeçare.

Llapjanët e kanë nisur mjaft mirë stinorin e ri në Superligën e Kosovës, ku pas dy ndeshjeve kanë grumbulluar 4 pikë derisa në ndeshjen e tretë do të përballen me Dukagjinin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.