Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

A do këtë shtesa për zyrtarët publik këtë muaj? MF dhe MPB dalin me njoftim

Gazeta10
31 March 2023 - 11:36

Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ditën e sotme do të disbursohen pagat e dyta sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 5 shkurt 2023.

Mirëpo, të gjithë zyrtarët publikë që përfitojnë shtesa, nuk do të mund ti marrin ato as këtë muaj.

Në njoftim është bërë e ditur se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.

“Komisionet për përcaktimin e shtesave të parapara me këtë ligj dhe aktet nënligjore që derivojnë prej tij, tashmë janë themeluar, kanë mbledhur të dhënat nga institucionet përkatëse lidhur me zyrtarët që mund/do të përfitojnë këto shtesa, përfshirë këtu komisionet për shtesën për kushte specifike të punës dhe shtesën për kushte tregu dhe janë duke i trajtuar të gjitha kërkesat.

Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Përkundër punës intensive të komisioneve për përcaktim të shtesave, procesi i trajtimit
të të dhënave dhe finalizimit të listave është duke vazhduar, andaj njoftojmë të gjithë
zyrtarët publikë se shtesat e sipërpërmendura për muajin shkurt dhe mars do të
paguhen në mënyrë retroaktive në pagën e muajit prill.

Gjatë këtij muaji, me prioritet, ekipet përgjegjëse kanë punuar në përfshirjen në sistem
të pagave për (i) punonjësit që nuk u kanë dalë pagat në muajt e kaluar, (ii) punonjësit
që janë rekrutuar/kanë lidhur kontratë me institucionet publike pas hyrjes në fuqi të
Ligjit. Për shkak të urgjencës, këtë muaj është arritur që të përfshihen në listat për
disbursim kompensimet e veçanta për stafin diplomatik të Republikës së Kosovës që
shërbejnë në misionet diplomatike dhe konsullore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.