
Ferenc Kajari – Komandanti i KFOR-it në Kosovë ka thënë se rritja e prezencës në veri ka qenë kërkesë e institucioneve të Kosovës si dhe Ministrit Goran Rakiq.
Në një deklaratë për transmetuesin publik, ka thënë se forcat prezente në veri nuk janë shtesë, por vetëm se janë trupa të zhvendosur atje, transmeton Gazeta10.
“Këto janë forca të komandës së lindjes, thjesht kemi rritur prezencën tonë në atë zonë. Edhe institucionet e Kosovës e kanë kërkuar një prani më të rritur që KFOR-i të shtohet prezenca, po ashtu edhe ministri Rakiq kërkoi një gjë të tillë”, deklaroi ai./Gazeta10