Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti – Molliqajt: Fiksimi është i juaji, po doni me tregu që jeni më VV se Albin Kurti 

Gazeta10
23 August 2022 - 21:56

Arben Ahmeti – komentator politik ka debatuar sonte me Kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Gjatë diskutimit për marrëveshjet teknike, Molliqaj i ka thënë Ahmetit se është fiksuar për dallimet në mes të Albin Kurtit si Kryetar i LVV-së dhe Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës, raporton Gazeta10. 

Teksa, Ahmeti ka kundërshtuar duke thënë se Molliqaj është i fiksuar pas kësaj ideje, pasi që dëshirojnë të tregojnë se janë më Vetëvendosje se vetë Albin Kurti. 

Nëse ka fiksim atëherë fiksimi është i juaji që po doni me na tregu që Albin Kurti nuk është Vetëvendosje, na jemi më Vetëvendosje se Vetëvendosja”, ka thënë Ahmeti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.