
Drejtori i televizionit Kanal 10, Arben Ahmeti e ka quajtur ndjejnë të jashtëzakonshme protestën e sotme të diasporës në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së në Hagë, ndaj të cilëve sot fillon procesi gjyqësor.
“Përtej çdo pritje është një numër i madh i bashkatdhetarëve që po marrin pjesë në këtë protestë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka informuar se protesta mbahet, në një park, në Hagë, 20 min larg Gjykatores, për shkak se organizatorët nuk kanë marrë leje që të mblidhen para Gjykatës Speciale.
Para fillimit të protestës kanë filluar brohoritjet e protestuesve, UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. /Gazeta10/