Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edon Zhegrova pjesë e formacionit të javës në Ligue 1

Gazeta10
03 April 2023 - 13:24

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është bërë pjesë e formacionit të javës në kampionatin francez.

Zhegrova ishte shpëtimtari i skuadrës së Lille në sfidën e së dielës kundër Lorientit, ku me dy golat e tij të shënuar në fund të ndeshjes, Lille arriti të arkëtoi pikët e plota në këtë ballafaqim.

Falë paraqitjes së tij mjaft të mirë në vikend, sulmuesi nga Prishtina është përzgjdhur në 11-shen e javës në elitën e futbollit francez, ku krahas tij në fazën e sulmit është edhe ylli argjentinas, Lionel Messi.

Lille renditet në pozitën e pestë në tabelë në kampionatin francez, me 52 pikë të grumbulluara.

Në total këtë edicion, 24-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 20 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Ai iu bashkua ekipit francez në janar të vitit të kaluar nga Baseli për shumën e shtatë milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.