Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjini: Kurti nuk është mbret e as pronar i Kosovës, por politikan ordiner

Gazeta10
23 August 2022 - 23:18

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini e ka quajtur politikan ordiner kryeministrin Albin Kurti, pasi sipas tij ai nuk po ofron zgjidhje për marrëveshjen me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjini ka theksuar se Kurti nuk është pronar e as mbret i Kosovës, dhe se sipas tij, nëse ai nuk do të jetë i sinqert me qytetarët karshi dialogut, do të ketë pasoja për të, shkruan Gazeta10.

“Nëse Kurti thotë nuk e pranoj këtë Asociacion kështu, ai duhet të del të iu tregoj qytetarëve se cila është zgjidhja. Kurti nuk është mbreti e as pronari i Kosovës, por është një politikan ordiner që i ka marrë votat prej qytetarëve edhe duhet tash me qeverisë. Ata që ia kanë dhanë votat, një ditë e hjekin. Ai duhet të jep zgjidhje, dhe duhet të tregoj çka nëse ajo zgjidhje nuk pranohet në Bruksel. Sot kemi pasoja për vendimet e mosvendimet e ndryshme”, tha Gjini në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.