
Ardian Gjini – Nënkryetari i AAK-së njëherësh Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka konfirmuar takimin e nesërm me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
Gjini këtë konfirmim e ka dhënë për Prime Time me Xhemajl Rexhën, ku ka treguar se takimi do të mbahet në Zyrat e BE-së, me fillim nga ora 16:00.
“Po, unë do jem prezent nesër. Nuk kam pasë të drejtë ta them unë, por pasi është bërë publike, e konfirmoj”, ka thënë Gjini.
Gazeta10 më herët raporti nga burime raportoi për këtë takim, ku tregoi që krahas kryetarëve të partive, prezent do të jenë edhe përfaqësuesit politik./Gazeta10