
Gazetari i Kanal10 Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte në Info10 ka folur rreth mbarvajtjes së marshit të organizuar nga diaspora në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, procesi gjyqësor i të cilëve nisi sot nga Dhomat e Specializuara.
Sadiku tha se pjesëmarrja në Hagë ishte masive nga diaspora, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Lugina e Preshevës, e Mali i Zi, ku u kërku drejtësi për ish-krerët që po akuzohen nga Specialja, shkruan Gazeta10.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte padyshim pjesëmarrëja e gjeneratës së re, një pjesë e tyre që s’kanë qenë as të lindur atë kohë. Kur gjeneratat para nesh arrijnë ta transmetojnë atë mesazh, atë ndjesi atë emocion te të rinjtë, është një gjë që bën krenar edhe brezat tjerë”, tha gazetari.
Sadiku tha se me nisjen e procesit gjyqësor ndaj katërshës së UÇK-së, Prokuroria Speciale po pretendon të risjell një konflikt të brendshëm shoqëror në Kosovë.
Për këtë gazetari Sadiku ka përmendur rastin ku Prokuroria prezantoi intervista të vjedhura e dokumente, që sipas tij po tentohet sërish të risjellet edhe një herë betejën e krahut të luftës.
“Këto emocione kanë qenë të shoqëruara vazhdimisht teksa kanë ardhur në protestë që motorr kryesor e kanë pasur Mentor Beqirin nga Gjermania, që kishte organizuar këtë marsh. Flamujt që valviteshin në kuadër të kësaj prtoeste ishin nga ai kombëtar, ai shtetëror, i SHBA-së, i NATO-s, dhe i Dardanisë së Rugovës. Kjo ishte madhështrore, për të pëçuar orientimin pro-perendimor dhe bënte thirrje që diçka që është vlerë e demokracisë, ajo është drejtësia”, deklaroi tutje gazetari Sadiku në Info10. Gazeta10