
Në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadiku, gazetari Halil Matoshi ka deklaruar se janë dy momente që si Kosovë duhet të ndihemi në paqe me vetvetën, e para është se pretendimi i raportit të Dick Martyt përfundimisht ka ra dhe këtë e tha edhe prokurori i Gjykatës Speciale dhe e dyta bie pretendimi i vrasjeve politike të pas luftës te cilat me sa ne e kuptuam nuk janë përfshirë në aktakuzë gjë që e lehtëson frymarrjen e popullit të Kosovës dhe kjo u dëshmua edhe me marshin masiv i cili ishte dëshirë e popullit që me pa një ushtri të pastër dhe që ka bërë luftë të drejtë.
“Komunikatat e UÇK-së kanë qenë publike dhe ato nuk janë inkriminuese për këtë proces, tha Matoshi.
Sipas tij Gjykata Speciale është votuar që të hiqet fjolla e zezë për shtëpinë e verdhe dhe njolla e zezë e vrasjeve politike dhe sot të akuzuarit duhet të jenë ndier sot bukur shumë të lehtësuar.