
Nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini në Prime Time ka adresuaer një sërë akuzash ndaj pushtetit lidhur me menaxhimin e krizës me energji elektrike në vend.
Gjini akuzoi ministrat e Kurtit se as për dy vjet qeverisje nuk kanë arritur që të riparojnë Termocentralet e dëmtuara, shkruan Gazeta10.
“Pse po ju ndodhë dy vjet rresht bre? A janë në veti këta njerëz”, tha Gjini.
“Vitin e kalum i arsyetum se janë të rinj në pushtet, praktikanta edhe ok. Por, qysh mundet me iu ndodhë një vit më vonë e njëjta gjë tash me “Kosovën A”. A dojnë me mësu ma? Kjo ka të bëjë me njerëz të paaftë e të komplikuar në kry. Dy vite rreshtë nuk mundet me ndodh një Qeveri me i vonu riparimet në Termocentrale me i bë ato riparime., duke e ditë që duhetb me u kry ato riparime. Pse po ju ndodhë dy vjet rresht bre? A janë në veti këta njerëz”, u shpreh Gjini në Prime Time në Kanal10. /Gazeta10