Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Prokuroria përmendi akuza qesharake” – Zekaj: Argumentet e mbrojtjes ishin të suksesshme

Gazeta10
04 April 2023 - 23:40

Ylli Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka kritikuar Prokurorinë Speciale për mosprofesionalizëm, sa i përketë gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Gazeta10.

Zekaj, ka thënë se Prokuroria kishte 13 vite kohë për hetime për të ngritur një aktakuzë dhe në fund shumë pjesë të aktakuzës ishin qesharake.

“Kishte një mori shkarjes në provat që u prezantuan. Nuk kishte një deklaratë hyrëse, apo një aktakuzë siç ka pretenduar Prokuroria duke e pasur parasysh kohën të cilën e ka pasur për të hetuar. Kemi mbi 12-13 vite hetime për ta krijuar këtë aktakuzë, dhe si duket Prokuroria s’ishte aq profesionale për ta paraqitur një aktakuzë që do ta rrezikonte ekipën mbrojtëse të Thaçit apo Veselit. Periudha e luftës nuk paraqitet siç ka qenë në realitet, qysh është gjendja faktike. Kishim edhe deklarata qesharake kur z.Selimi ka sulmuar stacione të policisë.”, ka thënë Zekaj në “Prime Time”.

Tutje, Zekaj ka thënë se me provat e saj Specialja u mundua ta paraqes UÇK-në si një ushtri të organizuar nga njësia komanduese, ndërkohë që ishte ushtri guerile.

“Me këto prova e deklarata hyrëse, Prokuroria Speciale tentoi ta paraqes UÇK-së si një ushtri të mirëfilltë e të organizuar nga njësia komanduese. U mundua të paraqes një hierarki vertikale e përgjegjësisë të secilit ushtarë.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.