Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: E dija se të gjitha dijet e botës s’mjaftonin ta ndryshonin gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi

Gazeta10
05 April 2023 - 10:41

Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi në fjalën e tij në seancën e Gjykatës Speciale që po mbahet në Hagë, ka treguar historinë e tij jetësore, duke filluar që nga fëmijëria dhe përmendur se qëllimi kryesor i familjes së tij ishte arsimi, sado që rrethanat ishin të vështira.

Krasniqi ka thënë se duke parë rrethanat kishte kuptuar se ishte i vetëdijshëm që te gjitha dijet e botës nuk do të ishin të mjaftueshme për ta ndryshuar gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, shkruan Gazeta10.

“Isha i vetëdijshëm se të gjitha dijet e botës, nuk do të ishin të mjaftueshme për ta ndryshuar gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi pa një organizim të duhur e të përgjithshëm vullnetarë të gjeneratës sime. Prandaj u bëra pjesë e organizatës, grupit revolucionar të Kosovës që kishte për qëllim çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e Kosovës me Shqipëri. Kjo ndodhi në viti 1973-4. Në 81’ për shkak të pakënaqësive të mëdha rinia kosovare organizoi demonstrata, që njihen si pranvera shqiptare, ky ishte organizimi i njerëzve në Kosovë për të kërkuar të drejta të barabarta me kombet e tjera të Jugosllavisë, këto u shtypen me dhunë nga regjimi.”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi ka shprehur edhe një herë pafajësinë e tij duke thënë se çdo njeri që e flet të vërtetën do t’ua thotë se ‘’unë Jakup Krasniqi s’kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje e as formë presioni’’.

“Çdo njëri që e flet të vërtetën, do të ju thotë që unë Jakup Kransiqi asnjëherë s’kam qenë I përfshirë në asnjë vrasje, asnjë burgosje, asnjë formë të presionit nga kujtdo qoftë, integriteti im njerëzore e personal më ka mësuar se cilat mjete duhet të përdoren për realizimin e çlirimit kombëtar në luftë kundër atyre që zbatuan gjenocid ndaj nesh.”, ka thënë Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.