Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hoti: Pas 24 viteve, Serbia dje pranoi që të hap arkivat për personat e zhdukur me dhunë

Gazeta10
05 April 2023 - 13:44

Andin Hotin, kryesuesi i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se dje në takimin e Petkoviqit dhe Bislimit për herë të parë Serbia pranoi deklaratën përmes së cilës pohoi se duhet përdour termi ”personat e zhdukur me dhunë”.

Hoti ka thënë se pas 24 vitesh për herë të parë do të kemi adresim të drejtë të përgjegjësive për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta10.

“Dje, pas më shumë se 1 vit negocimi në Bruksel, Serbia më në fund pranoi deklaratën për personat e zhdukur me dhunë (e cila pritet të miratohet nga Kryeministri Kurti dhe Vuçiq në ditët në vijim). Për herë të parë pas shumë sfidave dhe pas 24 vitesh arritem ta imponojmë adresimin e drejtë të përgjegjesisë për të zhdukurit, si viktima të luftës që kërkojnë zgjidhje dhe drejtësi në bazë të konventave ndërkombëtare. Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb.”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se përmes kësaj deklaratë Serbia detyrohet të hap arkivat dhe të gjej vendodhjen e personave të zhdukur me dhunë.

“Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishme, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezantimin e dokumenteve sekrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë. Sapo të pranohet deklarata nga niveli i lartë, do ti publikojmë edhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zbatimin e kësaj deklarate.”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se Andin Hoti është djali i Ukshin Hotit, njëri ndër veprimtarët më të shquar të çështjes kombëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.