Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Prishtina fiton me përmbysje duelin e parë ndaj Vushtrrisë

Gazeta10
05 April 2023 - 17:35

Prishtina ka arritur fitore ndaj Llapit  me rezultat 2-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Kryeqytetasit kishin më shumë nga loja në pjesën e parë, duke krijuar raste, por një pakujdesi iu kushtoi me gol.

Henry Chibueze në minutën e 21-të përfitoi nga një gabim në mbrojtjen e Prishtinës për të shënuar për 1-0.

Ekipi mysafirë në pjesën e dytë sulmoi shumë për të gjetur golin e barazimit dhe atë e arriti në dhjetë minutat e fundit.

Ishte minuta e 83-të kur Endrit Krasniqi me një goditje të bukur jashtë zonës shënoi për 1-1.

Kur pritej që të mbyllej koha shtesë në skenë doli sërish Krasniqi që shënoi për 2-1, për të përmbysur epërsinë e skuadrës vendase.

Prishtina e pret Vushtrrinë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen kthyese e cila zhvillohet më 19 prill.

Vushtrria është ekipi i vetëm nga Liga e Parë që ka arritur deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Kujtojmë që kjo është fitorja e katër rresht e Prishtinës qysh nga shkarkimi i Ismet Munishit e ku më pas drejtimin e ekipit nga kryeqyteti e mori Debatik Curri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.