Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sheholli: Serbët e veriut po trajnohen për armë në Rashkë e Kralevë, AKI-ja e di më mirë

Gazeta10
05 April 2023 - 23:47

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka deklaruar në Prime Time në Kanal10 se grupe civile serbe të veriut po zhvillojnë trajnime për gjuajtje me armë për çdo ditë në Rashkë e në Kralevë.

Ai tha se nuk ka informacione nëse serbët që po i marrin këto trajnime kanë të bëjnë edhe me mbarvajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që pritet të mbahen në komunatb me shumicë serbe, shkruan Gazeta10.

Por, një informacion të tillë Sheholli tha se e posedon Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Në Rashkë e në pjesën e Kralevës, ata janë aty vazhdimisht edhe bëjnë trajnime të tilla çdo ditë. Tash a po përgatitën për veri a jo, sigurisht që AKI-ja e di më mirë. Nëse AKI-ja ka arritur që këto çështje t’i kuptoj është shumë mirë për sigurinë e vendit tonë. Këto besoj që Serbia i bën më shumë për marketing, ose t’i dërgoj mesazh.”, deklaroi Sheholli.

Sipas tij veriu i Kosovës mund të destabilizohet sërish nëse “vullneti i serbëve nuk futet në kutitë e votimit”, shkruan Gazeta10.

“Unë frikësohem se mund të kemi destabilizim të situatës nëse vullneti i serbëve në veri nuk futet në kutinë e votimit. Këtu jam kogja skeptik që mund të na ndodhin këto çështje nëse nuk e gjejmë një zgjidhje.”, tha tutje Sheholli në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.