Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Blerta Deliu: Qeveria nuk i paguan rrymën Bajram Qerkinajt por ia paguan 4 komunave në Veri

Gazeta10
06 April 2023 - 17:26

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë Kurti sa i përket këtyre dy viteve qeverisje.

Deliu-Kodra ka thënë se gjatë kësaj kohe më shumë Kosova është hapur për Serbinë dhe mallrat serbe dhe është mbyllur për Shqipërinë.

“Na jemi hap për Serbinë dhe mallrat serbe dhe jemi mbyll për Shqipërinë.Po përmendet nënkryetarja e Kuvendit që ka ba punë të mirë, por këtu duhet të vlerësohet puna edhe e pozitës dhe opozitës bashkë në Këshillin e Evropës. Kjo nuk është Qeveri e shpresës, por e stagnimit. Për dy vjet s’kemi patur më shumë zbrazje se tani, po i humbin ekspertët, inxhinierët, mantelbardhët etj. Një Qeveri vihet në mbrojtje të personazhit më të atakuar në këto dy vitet e fundit, qohet një Qeveri e tërë e merr në mbrojtje. Një Qeveri socialdemokrate që i ndëshkon mësuesit, veteranët”

“Rryma nuk i është paguar Bajram Qerkinajt që është babai i 19-vjeçarit të zhdukur në luftë dhe paguhet për 4 komunat në Veri, kjo është Qeveri e shpresës” tha ndër të tjera deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.