
I ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, në një rrëfim special kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmi Limaj ka deklaruar se 11 ditë kam dëshmuar për të bëmat e tij. “Normal të akuzuarit nuk dalin për të dëshmuar por unë kam dalur”, tha Limaj.
“Në ditën e tretë i kam thënë prokurorit mos t’i mundojmë as gjyqtarët as neve, sillma një provë që unë kam vepruar, mbylle këtë gjë, dënomëni 100 vjet burg”, tha Limaj.
Limaj tha se shumica e rasteve që ka potencuar Prokurori janë raste me aktgjykime të formës së prerë.
“Asgjë të re nuk ka, ka përsëritje të rasteve që janë trajtuar”, tha Limaj.
“Ndërmarrje kriminale ka qenë edhe në rastin tim dhe të Ramushit, vija komanduese po ashtu dhe të dyja kanë ra”, tha Limaj.