Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Formacionet e mundshme të Milanit dhe Empolit

Gazeta10
07 April 2023 - 12:57

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Milanit dhe Empolit, e vlefshme kjo për xhiron e 29 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani e mposhti liderin e tabelës, Napolin si mysafir me rezultat bindës 4:0, kurse Empoli shënoi fitore 1:0 ndaj Lecces, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Milani zë vendin e tretë në tabelë me 51 pikë të arkëtuara, krahas Empolit që renditet në vendin e 14 në kuotën e 31 pikëve.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin tetor të vitit 2022, ku asokohe Milani e mposhti Empolin 3:1 si mysafir.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic, Kalulu dhe Messias, kurse te Empoli mungon Tonelli.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Milani (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Tonali, Bennacer, Krunic; Diaz, Giroud, Leao

Empoli (4-3-1-2): Vicario; Ebuehi, Ismajli, Luperto, Parisi; Bandinelli, Marin, Akpa Akpro; Baldanzi; Piccoli, Caputo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.