
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 30 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 7 mbeten aktive, 10 janë nën mbikëqyrje dhe 13 janë shuar plotësisht.
Në operacione janë angazhuar 404 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 21 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 133 efektivë, 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse, 1 dron, 13 mjete dhe 1 autoambulancë, shkruan vizionplus.tv.