Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zeqiri: Specialja i ka përgju bisedat me vizitorët në Hagë

Gazeta10
10 September 2026 - 21:37

Zeqiri sonte në Politiko foli lidhur me mënyrën se si Prokuroria e Dhomave të Specializuara ka zhvilluar hetimet ndaj ish-presidentit,  Hashim Thaçi, në Hagë.

Duke folur për procesin gjyqësor, Zeqiri tha se Prokuroria, pasi kishte hasur vështirësi me aktakuzën e parë, kishte nisur të monitoronte edhe bisedat që zhvilloheshin gjatë vizitave të Thaçit në paraburgim.

Sipas tij, qëllimi ishte që përmes këtyre bisedave të siguroheshin të dhëna që mund të përdoreshin në kuadër të akuzave të tjera.

“Mu ma kanë konfirmu që jam brenda, por po ndalen te akuza e dytë e Thaçit. Prokuroria e Dhomave të Specializuara, duke e pa që po dështon në aktakuzën e par, kanë fillu me përgju çka po bisedon me vizitorë dhe e kanë lanë me fol, se e kemi ditë”, tha Zeqiri.

Ai tregoi edhe për një bisedë që, kishte pasur me Thaçin lidhur me mundësinë e përgjimeve brenda objektit të paraburgimit në Hagë.

“I kam thanë presidentit: ‘A ka përgjues këtu?’ Tha: ‘Unë jam në burg. Çka kanë me më përgju?’”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.