Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Para verdiktit, Thaçi: Pres një aktgjykim të drejtë, të pandikuar nga askush dhe nga asnjë lloj motivi

Gazeta10
10 September 2026 - 23:22

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën pak ditë pata verdiktit të Gjykatës në Hagë, ka folur për pritjet e tij për aktgjykimin në rastin ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

I pyetur nëse pret ndonjë reagim konkret nga Shtetet e Bashkuara apo presidenti amerikan Donald Trump lidhur me rastin e tij, Thaçi ka thënë se pret që vendimi të merret në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

“Pres një aktgjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga askush dhe nga asnjë lloj motivi. Të vërtetën e kanë parë gjyqtarët, realitetin e ka parë edhe bota. Tashmë u mbetet atyre të nxjerrin vendimin; është në duart e tyre”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka folur edhe për vizitat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Hagë, duke thënë se i është mirënjohës për mbështetjen.

“Edi më ka vizituar disa herë. I jam mirënjohës nga zemra”, ka thënë Thaçi.

Në intervistë te Top Channel ish-presidenti është pyetur edhe për Samitin e NATO-s që pritet të mbahet në Tiranë. Ai e ka cilësuar organizimin e këtij samiti si “pikën kulminante të historisë politike të Shqipërisë”, ndërsa ka shpresuar që Kosova të ketë mundësi të marrë pjesë në margjinat e tij.

“Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-së mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmojë vetveten”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.