Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thaçi: Specialja u krijua për të shmangur Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time

Gazeta10
10 September 2026 - 23:15

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer arsyet që, sipas tij, çuan në themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se Kosova në atë kohë ishte “mes dy zjarreve” dhe se vendimi për themelimin e saj bashkë me partnerët ndërkombëtarë ishte “e keqja më e vogël”.

Në intervistën pak ditë para verdiktit në Hagë, Thaçi ka thënë se Kosova kishte dy mundësi: ta themelonte Gjykatën Speciale bashkërisht me partnerët ndërkombëtarë ose të lejonte formimin e saj përmes Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“U përcaktuam për të keqen më të vogël për Kosovën. Kështu e evituam Rusinë dhe Kinën nga procesi. Sikur të ndodhte e kundërta, do të ishte një kthim prapa për Kosovën, në kuptimin legal, politik dhe historik”, është shprehur Thaçi për Top Channel.

Ai ka thënë se nuk dëshiron të flasë për rrethanat e tjera që çuan në themelimin e kësaj gjykate, duke e përshkruar procesin si të gjatë dhe intrigues.

“Për rrethanat thelbësore të ardhjes deri te formimi i kësaj gjykate dhe ecuria e mëpastajme, si një proces i gjatë dhe intrigues, nuk mund dhe nuk dua të flas”, ka deklaruar ai.

Thaçi ka thënë se në atë kohë ishte i zotuar që Kosovës të mos i ndodhte asgjë e keqe, ndërsa sot, sipas tij, është duke e paguar çmimin personalisht.

“Isha i zotuar nga ana ime të mos i ndodhte asgjë e keqe Kosovës. Tani jam duke paguar çmimin me lëkurën time. Por kapërcehet edhe kjo vështirësi”, ka thënë Thaçi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.