Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Del dokumenti skandaloz, ministri Hajrullah Çeku paguan 5560 euro në muaj ekspertin

Gazeta10
07 April 2023 - 17:31

Pas akuzave që deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i bëri ministrit të MKRS-së, Hajrullah Çeku se ky i fundit po paguan 5500 euro një këshilltar të tij, ai tani ka publikuar edhe dokumentin që vërteton pohimet e tij.

“Ministri Çeku e quajti “ gënjeshtër “ kontratën e “super” ekspertit të Ministrisë që po paguhet 5,560 euro në muaj. Mashtruesi i cili e ka larguar nga CV-n e tij që ishtë pjesë e OJQ-së EC Ma Ndryshe që po ashtu ka marrë 20.000 euro nga MKRS”, ka shkruar Zemaj.

Në dokumentin që ka publikuar Zemaj figurojnë të dhënat e personit të angazhuar dhe paga e tij mujore e cila kap vlerën prej 5560 euro. Sipas dokumentit që ka publikuar Zemaj emri i personit të angazhuar me pagën e lartcekur është Visar Salihu, i cili është angazhuar si ekpertë në MKRS.

Zemaj në statusin e tij në facebook  në fund ka pyetur se çka duhet me ju thanë këtyre personave duke aluduar te Ministri Çeku?

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.