Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Jori Delli “mburret” se arriti t’ia tërheqë vëmendjen miliarderit Silvio Berlusconi

Gazeta10
08 April 2023 - 18:03

Modelja Jori Delli u ka treguar banorëve në Big Brother për një episod që i ka ndodhur me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi.

Jori u tha banorëve se ka qenë e ftuar në një emision italian dhe se prezenca e saj kishte tërhequr vëmendjen e milionerit të moshuar, Berlusconi. Madje ai kishte telefonuar regjinë e emisionit dhe i kishte kërkuar që ta fokusonin më shumë Jorin në kamera.

Sipas saj, më pas prezantuesi i emisionit sportiv nuk e ka ftuar më, pasi nuk donte që të dilte sikur Berlusconi e drejtonte atë.

“Isha njëherë në një emision “Tiki Taka”, ai mori në telefon regjinë edhe tha ‘vendosni kamerat më shumë tek ajo vajza atje’. Edhe doli lajmi”.

“Unë për fajin e tij nuk shkova më te emisioni për muaj. Se prezantuesi nuk donte të jepte idenë sikur Berluskoni drejtonte atë, edhe ai nuk më foli më”.

“Mori në telefon regjinë Berlusconi dhe tha kush është ajo vajza, tregoje më shumë. Edhe nuk vajta më”, u shpreh modelja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.