Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti uron Pashkët: Nevojitet besim dhe respekt i ndërsjellë për t’i kaluar të gjitha pengesat

Gazeta10
09 April 2023 - 16:27

Kurti uron Pashkët: Nevojitet respekt i ndërsjellë për t’i kaluar të gjitha pengesat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve për besimtarët katolikë e protestantë.

“Më shumë se kurrë kemi nevojë për besim, mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, që t’i kalojmë të gjitha pengesat me durim e t’i kremtojmë arritjet me gëzim”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se tani është i nevojshëm besimi, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë, në mënyrë që të kalohen pengesat me durim dhe të kremtohen arritjen me gëzim.

“Festa e Pashkës është festë e shpresës, besimit dhe dashurisë së përjetshme, ku jeta mposht vdekjen dhe drita mposht errësirën. Ajo evokon devocionin dhe tregon rrugën e ripërtëritjes dhe rilindjes. Na inspiron për të arritur fitoren e së mirës mbi të keqen me fuqinë e shpirtit tonë”, ka shkruar Kurti./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.