Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Qeverisje e politikë e botoksave”, Tërmkolli: Kush janë këta shula?

Gazeta10
10 April 2023 - 23:09

Ish-deputetja e LDK-së Melihate Tërmkolli ka kritikuar klasën politike në vend duke thënë se po e rrezikojnë edhe ekzistencën e shtetësisë së Kosovës.

Tërmkolli në Prime Time në Kanal10 deklaroi se idealet e popullit të Kosovës nuk ishin të tilla, dhe se shteti nuk është abstraksion.

“Problemi është tek qëllimet. Ka një farë kozmetike. Neve po na ikë dheu nën këmbë.”, theksoi ajo.

Ish-deputetja ka përmendur edhe ikjen e të rinjve duke e konsideruar atë si një rrezik për shtetin, shkruan Gazeta10.

“Po na u rrezikohet edhe gjuha, që është elementi kryesor i identitetit kombëtar. Nuk merret kush me to. Politika jonë është një politikë kozmetike. Merremi me kozmetikë, me botoksa e me gjana tjera, jo veç qeveria por edhe politika. Qaq sa e ke qeverinë e ki edhe opozitën. Duhet veprim politik. Kush janë këta shula?”, deklaroi Tërmkolli në Prime Time.

Ajo madje ka pasur kritika edhe për diskutimet e ditëve të fundit mbi luftën e UÇK-së.

“Pjesë e kësaj lufte s’kanë qenë veç ata që kanë pasë armë. Pjesë e kësah lufte ka qenë krejt populli i Kosovës. Dalin do shula, që se kanë përjetu luftën, e flasin”, tha tutje Tërmkolli. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.