Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Vedat Muriqi pjesë e formacionit të javës në La Liga

Gazeta10
11 April 2023 - 13:13

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është bërë pjesë e formacionit të xhiros së 28-të në La Liga.

Muriqi kishte pasur një paraqitje fantastike në fundjavë kundër Real Valladolidit, ku me dy golat e tij, Mallorca arriti të arkëtojë një pikë nga ky takim.

Në atë ballafaqim, sulmuesi “Dardan” u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

Me dygolëshin ndaj Real Valladolidit, sulmuesi nga Prizreni arriti kuotën e 12 golave deri më tani këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll dhe bën pjesë në mesin e top golashënuesve këtë edicion në La Liga.

28-vjeçari erdhi te Mallorca në janar të vitit të kaluar në formë huazimi, ndërsa në verën e kaluar skuadra spanjolle e bleu kartonin e tij për shumën e tetë milionë eurove.

Ai ka kontratë me ekipin e Mallorcas deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 15 milionë eurove.

Paraqitjet e mira të Muiriqit këtë edicion kanë rënë në sy të disa skuadrave spanjolle dhe angleze, të cilat dëshirojnë transferimin e tij në afatin kalimtar të verës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.