Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kandidati shqiptar për kryetar të veriut: Do të jem kryetari më i mirë që kanë pasur serbët

Gazeta10
11 April 2023 - 18:06

Kandidati për kryetar të komunës së veriut të Mitrovicës nga Iniciativa Qytetare, Betim Osmani, ka folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 23 prill në komunat veriore të vendit pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai në një lidhje direkte në Info10 në Kanal10 ka premtuar qeverisje shumë më të mirë sidomos për komunitetin serb, sesa kryetarët e deritanishëm të veriut, shkruan Gazeta10.

“Unë jam kandidat nga Lista Iniciativa Qytetare e Mitrovicës, në zgjedhjet e kaluara jemi bërë listë e përbashkët të gjitha partitë. Ne kemi çfarë ju ofrojmë qytetarëve shumë. Një gjë mund t’ia garantojë të gjithë komuniteteve, sidomos atij serb se do të qeverisim shumë më mirë sesa kryetarët e deritanishëm të vëriut. Qytetari do të jetë në fokus”, deklaroi Osmani në Info10.

Ai ka paralajmëruar se Lista Serbe do të bëjë përpjekje që t’i shtantazhojë qytetarët serbë që të mos dalin të votojnë ditën e zgjedhjeve.

“Lista Serbe brenda hapësirës që i lejohet nga institucionet tona, ajo tenton që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve si dhe bën përpjekje për t’i shantazhuar qytetarët që të mos dalin të votojnë.”, tha Osmani. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.