
Sonte janë zhvilluar dy ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve për këtë edicion. Manchester City ka fituar kundër Bayernit me rezultat 3-0, ndërsa Interi ka arritur një fitore të madhe si mysafir ndaj Benficës me rezultat 0-2.
City ka triumfuar bindshëm ndaj Bayernit dhe tanimë skuadra angleze janë një hap larg gjysmëfinales.
Rezultati në këtë ndeshje u zhbllokua në minutën e 27-të, ku mesfushori spanjoll, Rodri shënoi një gol fantastik.
Në pjesën e dytë, “Qytetarët” shënuan edhe dy gola të tjerë për të vulosur fitoren.
Bernardo Silva shënoi golin e dytë për Cityn, ku shfrytëzoi për mrekulli gabimin e mbrojtjes kundërshtare.
Vetëm pak minuta më vonë, sulmuesi Erling Haaland shënoi golin e tretë për skaudrën e tij në këtë ballafaqim.
Në anën tjetër, Interi ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme kundër Benficës në “Estadio Da Luz”.
“Nerazzurët” të dy golat në këtë duel i realizuan në pjesën e dytë.
Nicolo Barella shënoi golin e epërsisë për skaudrën e tij kur po zhvillohej minuta e 51-të e ndeshjes.
Goditjen përfundimtare skuadrës potugeze i’a dha Romelu Lukaku, ku u tregua i saktë nga penaltia.
Ndeshjet e kthimit ndërmjet këtyre ekipeve do të zhvillohen javën e ardhshme.