Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetari Valon Syla sulmohet nga tre persona, atij po i qepet koka në QKUK

Gazeta10
11 April 2023 - 23:21

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht në orët e vona të mbrëmjes së sotme nga tre persona.

Siç merr vesh Kanal10, Syla nga ky sulm ka marrë lëndime të rënda në kokë, për çka edhe aktualisht ndodhet në QKUK duke u iu qepur koka.

I kontaktuar nga Kanal10, Syla tha se gjendja e tij është stabile.

“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën. Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, deklaroi ai për Kanal10.

Gjatë kohës së sulmit ndaj tij, gazetari Valon Syla ishte nën shoqërinë e gazetarëve Ilir Mirena dhe Leonard Kërquki.

Kujtojmë se ky është sulmi i dytë fizik ndaj gazetarit Syla.

Gazeta10 do të ju mbajë të informuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.