
Ka zgjuar një reagim të madh shoqëror e publik sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, në mbrëmjen e të martës.
Ai u godit nga tre persona deri tani të paidentifikuar, por që Syla tha se “ishin fanatikë islamist”.
Pas ndihmës së parë të marrë në QKUK, Gazeta 10 ka siguguar edhe foto e vendit të ngjarjes në hyrje të një lokali në “Breg të Diellit” ku duken gjurmë të shumta gjaku dhe prania e policisë.
Policia e Kosovës deri në ora 9 të mëngjesit ende nuk është deklaruar për ngjarjen./Gazeta10
