
Marcus Rashford nuk do të jetë në dispozicion të Manchester Unitedit për ndeshjet në vazhdim.
Rashford pësoi një lëndim në ndeshjen që Unitedi e luajti në fundjavë kundër Evertonit dhe do të mungojë për disa ndeshje, por nuk janë dhënë detaje shtesë se kur do të rikthehet në fushë.
Sulmuesi anglez po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë edicion me “Djajtë e Kuq” ku ka realizuar 28 gola dhe ka kontribuar me 10 asistime në 47 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.
Unitedi e ka prioritet rinovimin e kontratës me Rashfordin, pasi kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2024.
Shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke e monitoruar situatën e sulmuesit 25-vjeçar, madje raportohet se Paris Saint-Germainin i ka ofruar atij një pagë prej 400 mijë funtesh në javë.
Anglezi ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Manchester United, ndërsa debutimin me ekipin e parë e ka bërë në vitin 2016.