Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kuvendi sot mban seancë plenare

Gazeta10
13 April 2023 - 7:58

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në seancë plenare.

Mbledhja e Kuvendit është paralajmëruar të nisë nga ora 10:00.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit

5. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,

6. Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,

7. Propozimi i GP të LVV për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Ndryshe, dje (e mërkurë), në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.