
Zv.kryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të enjten në mesin e 24 vendimeve shumë të rëndësishme për vendin, kanë ndërmarë edhe hapa konkretë në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
“E kemi shprehur qartë objektivin tonë që të aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si shteti i vetëm në rajon që akoma nuk e ka bërë një gjë të tillë. Sot, morëm vendimin për themelimin e Komisionit Ekzekutiv i cili do të jetë përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në BE.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: