
Personat të cilët dyshohen se kanë sulmuar fizikisht gazetarin, Valon Syla, nesër pritet të dalin para Gjykatës, shkruan Gazeta10.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeta10, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi e cila ka bërë të ditur se nesër mbahet seanca gjyqësore në rastin e gazetarit Syla, ku para gjykatës do të dalin tre personat e dyshuar.
“Po, po ua konfirmojë që nesër pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj tre personave të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Ora e mbajtjes së seancës nuk dihet por nesër më të gjitha gjasat tret ë dyshuarit do të dalin para gjykatës.”, ka thënë Gashi për Gazeta10.
Të martën në orët e mbrëmjes, gazetari Valon Syla pas një pjesëmarrje në një debat televizive u sulmua fizikisht në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Vetë Syla dyshimet e para ndaj sulmuesëve i pati, se mund të ketë ndodhur për shkak të deklaratave të tij satirike lidhur me një dhuratë (veturë luksoze) që iu kishte bërë hoxhës Mazllam Mazllami nga BIK-u.
Syla kishte thënë se ai u sulmua nga “tre islamistë fanatikë’’.
Tre personat, L.Dervishi, O. Hasani dhe K.Hasani po dyshohen se kanë kryer veprën penale të nxitje e urrejtjes dhe përçarjes madje, dje u arrestuan nga Policia e Kosovës.
Dy natë më parë gazetari Valon Syla u sulmua fizikisht dhe mori lëndime trupore për çka edhe u trajtua në aspektin mjekësor. Pas sulmit ai tha se është sulmuar nga “tre islamikë fanatikë”./Gazeta10