
Gjatë kësaj fundjave rikthehet para ekranit Bundesliga ku pritet të luhen disa ndeshje interesante në garën për titull dhe për mbijetesë në elitën e futbollit gjermanit.
Sfida hapëse e kësaj xhiroje luhet të premten mes Schalke 04 dhe Hertha Berlinit. Ky është një duel kokë më kokë mes dy skuadrave të fundit në tabelë dhe që të dyja kërkojnë fitoren me misionin e qartë: mbijetesën.
Lideri i tabelës dhe kampioni aktual, Bayerni, këtë xhiro pret në “Allianz Arena” ekipin e Hoffenheimit. Bavarezët kërkojnë tri pikët e radhës të cilat ua mundësojnë vazhdimin e luftës për titull. Ky takim luhet të shtunën dhe nis me fillim nga ora 15:30.
Dortmund do të udhëtojë në “Mercedes Benz Arena” aty ku përballë do të kenë ekipin e Stuttgartit. Ekipi i drejtuar nga Edin Terzic vazhdon gjahun për trofeun e Bundesligës prandaj tri pikët janë obligative për “Verdhezinjët”. Ky takim zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:30.
Befasia e këtij sezoni Union Berlini, këtë xhiro do të jetë nikoqir i ekipit të Bochumit. Skuadra nga kryeqyteti është në luftë të ashpër për një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve prandaj po kërkojnë me çdo kusht fitoren. Ky takim luhet të dielën dhe nis në ora 17:30.
Leipzig do të jetë nikoqir i Augsburgut në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin “Red Bull Arena”. Skuadra e udhëhequr nga Marco Rose po kalon nëpër një formë të luhatshmë këtë sezon dhe tri pikët po llogariten të domosdoshmë për shkak të luftës për top katërshe. Kjo ndeshje luhet të shtunën me fillim nga ora 15:30.
Tabelës së klassifikimit në Gjermani i prin Bayerni me 58 pikë të tubuara i ndjekur nga pas prej Dortmund me 56 pikë, dhe top katërshen e përmbyllin Union Berlin dhe Leizpig.