Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Luka Modric vazhdon me Realin edhe për një sezon tjetër

Gazeta10
14 April 2023 - 10:53

Mesfushori kroat, Luka Modric thuhet se do të qëndroj tek Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm.

Siç raporton gazeta spanjolle MARCA, palët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje dhe një marrëveshje pritet të arrihet së shpejti.

37-vjeçari i cili iu bashkua ekipit madrilen në vitin 2012 pas një aventure në Premier League me Tottenhamin, i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e “Los Blancos” ku ka kontribuar me 6 gola e 6 asistime.

Fituesi i Topit të Artë në sirtarin e tij numëron 22 trofe me Real Madridin në mesin e të cilave ka fituar  pesë herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë ligën e Spanjës.

Modric karrierën e nisi në Kroaci tek ekipi i Dinamo Zagrebit ku nga aty bëri hapin e madh dhe u transferua në Angli tek ekipi i Tottenham për shumën e 22 milionë eurove.

Performancat e tij të mira bënë që Real Madridi të nënshkruaj me të në gusht të 2012-ës për shifrën e 35 milionë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.